Friday, April 19, 2013

Vodhi një palë streçe, Gjykata e Tiranës: 1 mln lekë gjobë studentes


Deshi të vidhte thjesht një palë streçe porn ë fakt e “hëngri” njëqind fish.
Një million lekë të vjetra është gjoba që i ka vënë Gjykata e Tiranës studentes së Fakultetit Ekonomik, Ina L., pasi e shpalli të fajshme për akuzën e “vjedhjes”.
Bashkë me streçet, studentja ka vjedhur edhe një bluzë, që në total, me çmimin e dyqanit kushtonin 7900 lekë.
Sipas Gjykatës, Ina L. u dënua me 1.5 milionë lekë të vjetër, por ajo përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vendimi i fajësisë për studenten e Ekonomikut u shpall pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa episodi i vjedhjes është shënuar në një qendër të madhe tregtare në segmentin rrugor Tiranë-Durrës në nëntor të vitit të kaluar.

Write a comment